“Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu"/ E moshuara ‘milionere’ tregon se si u mashtrua nga skema e inceneratorëve

Aktualitet

“Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu"/ E

Një histori në kufijtë e të pabesueshme është ajo e dy të moshuarve nga Tirana, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë të kenë një pasuri me vlerë 30 milionë euro, por në fakt jetojnë azil pa asnjë përkrahje.

E moshuara ka rrëfyer për syri.tv se si ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente.

90-vjeçarja rrëfeu se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç. Ndërkohë ajo tha se nuk kishte asnjë biznes dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja.

Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë.

Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia. Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani.

Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët.

Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, tha e moshuara.

ME TE LEXUARAT