Emri, trafikonte emigrantë me gomone, arrestohet shqiptari në Londër!

Aktualitet

Emri, trafikonte emigrantë me gomone, arrestohet shqiptari në

Dy persona të kërkuar nga autoritetet franceze për kontabandë emigrantësh janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Shqiptari Lulzim Brahaj, 47 vjeç dhe irakiani Rebin Sharif, 25 vjeç, u prangosën nga oficerë specialistë të Njësisë Kombëtare të Ekstradimit nga Qendra e Përbashkët Ndërkombëtare e Krimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit në emër të autoriteteve franceze.

Të dy akuzohen për përfshirje në një numër kalimesh me varka të vogla në vitin 2022, si dhe për pastrim parash dhe vepra të krimit të organizuar.

Brahaj dhe Sharif dyshohen se rekrutuan migrantë të paligjshëm që dëshironin të kalonin Kanalin dhe më pas pastronin të ardhurat midis janarit 2021 dhe qershorit 2023.

 

ME TE LEXUARAT