EMRI/ I dënuar me 12 vite burg, arratiset narkotrafikanti shqiptar në Itali

Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg, arratiset narkotrafikanti shqiptar në

Një shqiptar i dënuar me 12 vite burg është arratisur nga qendra e rehabilitimit në Napoli të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari Dorian Petoku, i cili ishte dënuar me 12 vite burg pasi ishte pjesë e grupit kriminal “Ponte Milvio”, është arratisur javën e kaluar nga qendra e rehabilitimit për të droguar.

Petoku ishte ekstraduar nga Shqipëria me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi ishte dënuar nga gjykata, por qendroi në burg vetëm 1 vit, pasi mjekët kishin vendosur që ta dërgonin në qendër rehabilitimi sepse kishte varësi nga drogërat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi kriminal ku bënte pjesë Petoku drejtohej nga kreu i tifozerisë së Lazios, Fabrizio Piscitelli, i ekzekutuar në gusht të 2019 në në Romë.

Ndaj Dorian Petokut rëndojnë akuzat e Prokurorisë së Romës për trafikun e 7 ton kokainë në hetimet “Brasile low cost”.

Dorian Petoku, i lindur në Lezhë i datëlindjes 1988, është kushëriri i Arben Zogut, një nga emrat më të njohur të narkotrafikut roman e krimit të organizuar në kryeqytetin italian.

 

ME TE LEXUARAT