EMRI/ Gjykata turke e ka dënuar me 13 vite burg, 34-vjeçari i akuzuar për trafik droge arrestohet në Muriqan
Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Policia thotë se 34-vjeçari Azet Oncel është i dënuar nga autoritetet turke me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg. Por koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi”, thote policia.
Njoftimi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.