EMRI/ Dy vite pas zhdukjes së adoleshentes shqiptare në Greqi, dëshmia e re ve në lëvizje autoritetet

Aktualitet

EMRI/ Dy vite pas zhdukjes së adoleshentes shqiptare në Greqi,

Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, duket se një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngjarjes dhe të kërkimeve.

Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi.

Sipas saj Artemisi shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht. Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.

Menjëherë dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë, ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.

ME TE LEXUARAT