EMRI/ Akuzohet se siguronte viza turistike të falsifikuara, arrestohet futbollisti në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Akuzohet se siguronte viza turistike të falsifikuara, arrestohet

Një futbollist është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj.

Në pranga ka rënë futbollisti 21-vjeçar Yvan Zouzou, i cili dyshohet se u siguronte shtetasve të huaj viza turistike të falsifikuara me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë me iniciale Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa janë 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.

ME TE LEXUARAT