EMRAT/ Trafik armësh zjarri dhe mosdeklarim parash, arrestohet italiani në portin e Durrësit

Aktualitet

EMRAT/ Trafik armësh zjarri dhe mosdeklarim parash, arrestohet italiani

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit.

Mësohet se në pranga ka rënë 66 vjeçari italian Giovanni Bedini, pasi u kap me armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Ndërsa nën hetim është vënë 31 vjeçari Ergit Haka për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin luftarak si dhe 16 300 euro dhe 100 paund.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT