Një mln euro, armë dhe makina, shkatërrohet grupi i trafikantëve të klandestinëve, mes tyre dhe policë
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat ka zbuluar të dhënat lidhur me operacionin e gjerë, në sajë të të cilit është goditur një grup i strukturuar kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht.
Ai tha se hetimi ka nisur një vit më parë, dhe se janë vënë në pranga 24 persona, e dy të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.
Ai tha se SPAK dhe GJKKO ka caktuar për disa prej tyre arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie.
Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.
Katër policë në pranga për trafik klandestinësh, skema, si biznesmenët i ofronin kontrata false në Shqipëri
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një komunikatë për shtyp për gazetarët dha detaje nga operacioni i zhvilluar në Shqipëri nga SPAK dhe Policia për goditjen e trafikut të klandestinëve. Gjatë operacionit raportohet të kenë rënë në pranga dhe policë.
Sipas Rrumbullakut, janë sekuestruar mbi 1 mln euro cash dhe janë zbuluar 5 kompani që ofronin kontrata false për refugjatët e vendeve të treta.
“Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore.
Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë.
Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE.
U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 6 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie.", tha Rrumbullaku.
SPAK arreston 4 efektivë e zyrtarë policie për trafiqe, operacion ndërkombëtar me 26 urdhër-arreste
Prokuroria e Posaçme finalzoi me arrestime hetimet e perbashketa me autoritetet e huaja ndaj një grupi kriminal të trafikut të qenievene njerezore duke vene ne pranga edhe 4 punonjes policie.
Në kuadër të këtij operacioni mësohet se janë arrestuar edhe 4 efektivë e zyrtarë të Policisë së Shtetit, ndersa SPAK ka lëshuar 26 urdhër-arreste.
Ata kane rezultuar te implikuar ne aktivitet me banden kriminale.
Konkretisht mësohet se bëhet fjalë për efektivët e arrestuar:
Altin Hasani
Edmond Braja
Arjel Hoxha
Ermal Hoxha
Dyshohet se trafikantët me bashkepunimin e policise, kalonin klandestinë nga kufiri me Greqinë në territorin shqiptar.
Ministri Balla paralajmeroi operacionin
Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve të paligjshëm ka zhvilluar një operacion në të gjithë Shqipërinë në bashkëpunim me punën e shkëlqyer të Prokurorisë së Posaçme
me rezultatet të cilat do t’i quaja spektakolare, por që duroni edhe pak orë deri rreth mesditës, ku Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku të njoftojë këto rezultate që shprehin qartë angazhimin e qeverisë shqiptare kundër këtij fenomeni që është një shqetësim dhe një plagë globale.