Elektriçisti bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Elektriçisti bie në kontakt me energjinë elektrike,

Një elektriçist 50-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. Mësohet se shtetasi i identifikuar si A.D, është transportiuar me urgjencë drejt spitalit ku merr ndihmën mjekësore.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

 

ME TE LEXUARAT