Ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, gazetarja: Vrasje tipike mafioze, përdorën 15-vjeçarin për...

Aktualitet

Ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, gazetarja: Vrasje tipike

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar tipike mafioze vrasjen e Endri Mustafën në qytetin e Shkodrës.

Në emisionin “Open”, Lala tha se 15-vjeçari është përdorur si karrem për të nxjerrë nga shtëpia shënjestrën, i cili u gjet i pajetë pranë bregut të liqenit, i ekzekutuar me 6 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në kokë dhe një në gojë.

Ndër të tjera, Lala tha se ekzekutorët janë siguruar që të mos e linin të gjallë dhe nuk kanë munguar kritikat për policinë sepse kanë shpallur në kërkim Ibrahim Licin, për të cilin thonë se nuk ka dhënë asnjë detaj që e bën autorin e dyshuar të vrasjes.

Klodiana Lala: Grupi kriminal ka përdorur si karrem një të mitur, preferoj të mos bëj publik emrin. Çështja është se duke qenë i kërkuar, viktima qëndronte i fshehur dhe shkonte në banesë sa herë merrte siguri nga ata njerëz që kishte arritur të rekrutonte në polici.

Gjatë festës së Bajramit ka qenë në banesën e tij për të takuar fëmijët dhe personat që e kanë nxjerrë nga banesa e kanë pasur të qartë itinerarin. Mendohet se është dhunuar për disa orë dhe vrasja është tipike mafioze se është nxjerrë në orët e vona të mbrëmjes nga një djalë i mitur, është dërguar në një zonë që nuk ishte e frekuentuar nga familjarët, është denoncuar më pas nga familjarët. Më pas, Endri Mustafa kërkon ndihmë tek policia që të gjejë të birin, dhe më pas është qëlluar me 6 plumba.

Shkalla e dhunimit do përcaktohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore, nuk kanë përcaktuar shkallën e dëmtimeve dhe vetëm ata përcaktojnë nëse viktimës i mungon dicka. Konfirmohet që është gjetur i dhunuar dhe është gjetur i vrarë për disa arsye. Nuk ka pasur njolla të shumta gjaku dhe është vënë në një vend për të mos lënë dyshime, është pikasur nga një peshkatar që po shkonte për të zënë peshk.

Është vrasje tipike mafioze edhe për faktin se është qëlluar me plumb në kokë, në gojë dhe të tjerë e kanë kapur në trup. Pra ekzekutorët nuk donin ta linin të gjallë. Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, por nuk dha asnjë detaj që e lidh me këtë ngjarje dhe pse e them këtë, jo për ta mbrojtur por për ta thënë se në ngjarje të mëparshme është shpallur në kërkim dhe më pas akuza ndaj tij u shfry dhe doli në lirim të fortë. Edhe pse policia thotë se ka prova të forta, nuk thotë se ka armën e krimit apo dëshminë e 15 vjeçarit. Çelësi është ky djali i vogël që është përdorur për interesa të ndryshme për të nxjerrë një person me rekorde. Kjo është në vazhdën e shumë ngjarjeve të tjera dhe mund të ketë nisur një pistë e re dhe në këtë sens duhet të jetë e kujdesshme policia. Me shqetësim kam parë faktin se duke qenë kaq e paqartë policia, i jep mundësi familjarëve që bashkëshortja e viktimës, në vend që të qajë del dhe jep deklarata për shtyp që nuk është ky dhe ai grup që ka vrarë burrin tim.

ME TE LEXUARAT