E zë traktori poshtë, përfundon në spital 60 vjeçari në Korçë
Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Maliq të Korçës, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë një mjet bujqësor poshtë.
Policia sqaron se 60-vjeçari ishte duke punuar tokën dhe aksidentalisht traktori është përmbysur. Si pasojë 60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është nisur nga familjarët drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.