E trishtë në Berat/ Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën në spital 38-vjeçari

Aktualitet

Një 38-vjeçar nga Berati ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesën e tij.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”, ku familjarët kanë gjetur të riun në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar ambulancën.

38-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mjekët kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh.

Sipas të dhënave të autopsisë mjeko-ligjore, në trupin e viktimës janë konstatuar substanca helmuese.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrjet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 38-vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT