Qëllohet me thikë në rrugë futbollisti i nigerian i Flamurtarit!

Aktualitet

Qëllohet me thikë në rrugë futbollisti i nigerian i

Futbollisti i Flamurtarit, Sodiq Atanda është qëlluar me thikë këtë mbrëmje në Vlorë. Policia lokale ka thënë se  ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në vendin e quajtur "Kali i Trojës".

Sipas njoftimit, autori dyshohet se është person që vuan nga çrregullime mendore. 

Qëllohet me thikë në rrugë futbollisti i nigerian i

Dyshohet se nigeriani 31-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë, kur është qëlluar me thikë nga 21-vjeçari me iniciale D.B., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Fatmirësisht futbollisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane.

Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç.

Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.

Ai është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po e merr në pyetje.

ME TE LEXUARAT