E rende/ Përmbyset anija, dhjetëra persona të lënduar
35 persona janë plagosur pasi një anije u përmbys në një kantier detar të Edinburgut.
BBC raporton se 23 persona u shtruan në spital ndërsa 12 të tjerë morën trajtim në vendin e ngjarjes.
Fotot e postuara në rrjete sociale tregojnë se si anija 3 mijë tonëshe është anuar në një kënd 45 gradë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në vendngjarje shkuan pesë autoambulanca, një ambulancë ajrore, tre ekipe traumatike, një ekip i operacioneve speciale, tre njësi të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe një automjet transportues pacientësh.
Policia e Skocisë i kërkoi publikut të shmangte zonën për të lejuar aksesin për shërbimet e urgjencës.