E rëndë në Tiranë, humb jetën 12-vjecari nga Petrela, familjarët e dërguan në spital
Lajmifundit
/
13 Tetor 2024, 19:58
Aktualitet
Nje ngjarje e rende ndodhi ne Tirane ku nje 12 vjecar nga Petrela humbi jeten ne spital.
Ai ishte paraqitur ne spital nga familjaret ku ka kerkuar ndihme mjekesore, por ka qene e pamundur te shptohet dhe per pasoje ka nderruar jete.
Policia tha se ka nisur hetimet.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.