E rëndë në Tiranë, burri dhunon gruan me sende të forta, largohet nga vendngjarja
Lajmifundit
/
11 Korrik 2023, 22:37
Aktualitet
Mbrëmjen e sotme, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.
Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.