E rëndë në Shkodër, 16-vjeçarja humb jetën, dyshohet për...

Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 16-vjeçarja humb jetën,

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.

Sipas uniformave blu, dyshohet se 16-vjeçarja, ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiorespirator.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
"Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."

ME TE LEXUARAT