E reja në Vlorë i grabit kursimet bashkëjetuesit, policia në kërkim të saj
Policia e Vlorës është vënë në kërkim të një 26-vjeçareje, pasi dyshohet se i ka vjedhur paratë bashkëjetuesit të saj para dhe është larguar.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj”, njofton policia.
Po ashtu Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.