"E meritoj pak…"/ Vesa Smolica reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia e BBV
Vesa Smolica, e cila ndërpreu rrugëtimin e saj pas 70 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit, Vesa është shprehur shumë e lumtur që ka qenë pjesë e një eksperiencë të tillë, ku krijoi kujtime të bukura dhe miqësi të reja.
Ndërkohë që ka paralajmëruar projekte të reja, këngëtarja e njohur ka treguar se pas kësaj eksperience, ajo meriton pak pushim nga kamerat, ku ka qenë e vëzhguar 24/24.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Jam shumë e lumtur që isha pjesë e një aventure si Big Brother Vip Albania, aty ku krijova shumë kujtime të bukura, emocione të reja dhe njoha shumë njerëz e miq të mirë. Faleminderit produksionit dhe gjithë stafit. Mbi të gjitha, dua të falendëroj të gjithë ju që u bashkuat e më mbështetët në rrugëtimin tim për 70 ditë radhazi. Shumë gjëra të bukura do vijnë me kohën. p.s. E meritoj pak pushim pa kamera. E juaja, Vesa ”,
Kujtojmë që ishte Heidi ajo që e dërgoi në nominim Vesën, përball Ledjonës, Rozës dhe Franceskës. Kjo përzgjedhje e Heidit ka shkaktuar një debat të ashpër mes saj dhe Romeos, ku ky i fundit mendon se në të gjithë këtë histori, ishte ai targeti, për ta dobësuar sa më shumë në lojë.
Ai madje u shpreh se që nga nata e spektalit të së shtunës, Heidin e sheh si kundërshtare.