E FUNDIT/ Të shtënat me armë në Shijak, plagosi 50-vjeçarin, Policia identifikon autorin

Aktualitet

E FUNDIT/ Të shtënat me armë në Shijak, plagosi

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:10 në lagjen “Popullore”. I plagosuri, shtetasi me iniciale A. Ç., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, 38 vjeçari me iniciale E. H., është shpallur në kërkim nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konflikti mes tyre raportohet se ka ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 50-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon punën intensive për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT