E FUNDIT/ Rrëzohet në garazhin e makinës 70-vjeçari, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

E FUNDIT/ Rrëzohet në garazhin e makinës 70-vjeçari,

Një 70-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në garazhin e makinës pranë banesës së tij duke përfunduar në spital.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore  shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT