E FUNDIT/ Merr flakë në ecje kamioni në Vlorë
Lajmifundit
/
17 Mars 2023, 12:53
Aktualitet

Një kamion ka marrë flakë në ecje në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se kamioni ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.
Fatmirësisht, raportohet vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


