E FUNDIT/ Atentati i planifikuar në Berat, policia arreston një 50-vjeçar të implikuar, çfarë u zbulua

Aktualitet

E FUNDIT/ Atentati i planifikuar në Berat, policia arreston një

BERAT
Identifikohet një tjetër shtetas i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u parandalua atentati ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal, strukturat e DVP Berat kanë vijuar hetimet e thelluara në lidhje me këtë rast.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të veprimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë 48 orëve të fundit, janë shoqëruar 13 shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua edhe një shtetas tjetër i implikuar, konkretisht shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë.

Falë koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i këtij shtetasi në ambientet e DVP Berat, ku në përfundim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i tij, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Korcë dhe të DVP Tiranë, dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, duke siguruar bashkëpunim me Policisë e Kosovës, vijojnë veprimet komplekse për kapjen e shtetasve në kërkim dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit G. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT