E FUNDIT/ Gara për Avokatin e ri të Popullit, 20 kandidat aplikojnë në Kuvend (EMRAT)

Aktualitet

E FUNDIT/ Gara për Avokatin e ri të Popullit, 20 kandidat

Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit pritet të jetë një tjetër “sfidë” që do kalojë maxhoranca dhe opozita.

Me mbarimin e mandatit të Erinda Ballancës, kjo e fundit ka aplikuar sërish në Kuvendin e Shqipërisë për një mandat të dytë.

Në total bashkë me Ballancën janë 20 kandidatë të cilët kërkojnë të marrin drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, institucion që sipas traditës politike i besohet opozitës dhe që zgjidhet me 84 vota.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për postin e kreut të Avokatit të Popullit kandidatin, ish-drejtori i Policisë Ahmet Prençi, ish kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilirjan Rusmali, po ashtu ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi.

Mes emrave bie në sy dhe ai i këshilltarit të Presidentit, Bledar Dervishaj, po ashtu emri i juristit Jordan Daci.

Kandidat për Avokat Populli është Altin Goxhaj dhe ish kreu i të përndjekurve politik, Besim Ndregjonaj.

E FUNDIT/ Gara për Avokatin e ri të Popullit, 20 kandidat

Për këtë detyrë të rëndësishme kandidon edhe Sali Shehu, ish kreu i FRD-së, po ashtu dhe avokati dhe anëtari i KAS, Ledio Braho.

ME TE LEXUARAT