E FUNDIT/ Fundoset jahti luksoz në Dhërmi, ja kujt i përkiste (EMRI)

Aktualitet

E FUNDIT/ Fundoset jahti luksoz në Dhërmi, ja kujt i përkiste

Një jaht luksoz  është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi.

Në orën 18.30 është njoftuar se në Dhërmi se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 5m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.

Nuk ka dëme në njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.

Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë Jahtit në një nga tapat kryesore të tij.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

 

ME TE LEXUARAT