Babai vrau djalin në sy të familkarëve në Tiranë, la jetimë dy fëmijë, autori në polici: Më tallte!
Zbardhen detaje mbi krimin brenda familjes këtë mbrëmje në Tiranë, Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thikë djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.
Mesohet se auori i dyshuar i ngjarjes, ne foto, e ka qelluar djalin me thike ne sy te anetareve te tjere te familjes.
Dyshohet se ata kanë qenë të dehur ne momentin e ngjarjes, ndërsa kanë pasur një konflikt verbal fillimisht.
Del foto e 74-vjecarit, goditi djalin me thikë në sy të familjarëve, dëshmia në polici: Më tallte!
Ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të tjerë, teksa 37-vjeçari, baba i dy fëmijë, është transportuar në spital pas plagosjes, por ka humbur jetën.
Babai vrau djalin në Tiranë, pranon krimin në polici: Im bir tallej me mua!!!
LAJM NE PERDITESIM NGA REDAKSIA - Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Tirane ku babai ka vrare djalin e tij ne nje krim te rende ne familje.
Policia tha se ngjarja e rende ndodhi ne oret e pasdites ndersa babai i e ka goditur djalin 37 vjec me mjet preres.
Krimi ka ndodhur pas nje konflikti në banesë, ku sipas policise, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
I dyshuari mesohet se ka pranuar paraprakisht krimin ne polici duke thene se djali tallej vazhdimisht me tej duke u bere shkak per konflikte.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.