Dy vëllezër plagosin me thikë 20-vjeçarin në Kurbin

Aktualitet

Dy vëllezër plagosin me thikë 20-vjeçarin në Kurbin

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar.

Policia njofton se i plagosur ka mbetur 20-vjeçari E.K, i cili është dërguar në spitalin e Traumës. Ai ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sakaq, në pranga kanë rënë shtetasit  J. Ç. (K.) 33 vjeç dhe E. K. 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT