Dy të moshuarit u thirrën në SPAK, Kryemadhi lëshon paralajmërimin e fortë: Rama të vijë me urgjencë nga Holanda...

Aktualitet

Dy të moshuarit u thirrën në SPAK, Kryemadhi lëshon

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë një dalje për mediat ka përgënjeshtruar lajmin se dy të moshuarit Thanas Cani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët u denoncuan dje nga LSI si të përfshirë në skandalin e incineratoreve, do të merren në pyetje ne SPAK.

Ajo tha se ky lajm nuk është aspak i vërtetë ndërsa shtoi se SPAK duhet të marrë në pyetje vetë Edi Ramën.

Kryemadhi shkoi më tej duke paralajmëruar se do të zbulohen edhe shumë firma që janë krijuar fiktivisht dhe emrat e personave që rezultojnë pronarë të tyre në të vërtetë nuk dinë asgjë për këtë, pasi u janë vjedhur të dhënat nga kartat e tyre të identitetit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më tej Kryemadhi u shpreh se Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit.

“Nuk u jap dot fatura sa të dorëzoj në SPAK, se janë me qindra mijëra fatura. Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e cdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni

Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje. Bëhet për të shfokusuar vëmendjen.

Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë.

Do të dalin në dritë që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit dhe janë kryer veprime të tjera. Megjithatë kjo është në dorë të SPAK-ut.

ME TE LEXUARAT