Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.7 Rihter në Amorgos brenda pak minutash, njerëzit vijojnë të ikin nga Santorini!

Aktualitet

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.7 Rihter në Amorgos brenda pak

Gjashtë tërmete mes orës 06:15 dhe 07:05 (me kohën lokale) janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi.

Sipas mediave greke një tërmet i fortë me magnitudë  4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua 14 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me një thellësi fokale prej 5 km.

Në një njëjtën zonë u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter. Ndërkohë njerëzit vazhdojnë në largohen nga Santorini. Në të gdhirë, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli.

Kostas Papazachos, profesor i gjeofizikës, e përshkroi sekuencën sizmike midis Santorinit dhe Amorgos si “të vështirë”.

Është diçka e paprecedentë për Greqinë, theksoi Papazachos. “E paprecedentë sepse nuk ka tërmet kryesor”. Në fakt, siç tha ai, sekuenca sizmike tregon ardhjen e një lëkundjeje më të fortë.

ME TE LEXUARAT