Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shijak
Lajmifundit
/
15 Shtator 2026, 11:03
Aktualitet

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Policia bën me dije se tritoli është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit me inicialet S.G.
"Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse", thuhet në njoftim.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


