Dumani tregon “vatrat” e nxehta të krimit: Këto janë qytetet ku ndodhin atentate dhe vrasje
Kreu i SPAK, Altin Dumani po prezanton sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të SPAK gjatë vitit 2023.
Teksa renditi arritjet e SPAK dhe punët që janë bërë gjatë vitit 2023, Dumani analizoi veprimtarinë e grupeve kriminale në Shqipëri.
Dumani tha se blerja e apartamenteve është forma kryesore e pastrimit të parave në Shqipëri. Kreu i SPAK tha se në pastrimin e parave të përfituara nga krimi janë përshirë edhe bankat.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më tej ai tha se tregjet kryesore kriminale në Shqipëri operojnë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë Krujë.
Dumani tha se shumica e vrasjeve dhe tentativave për vrasje kanë ndodhur në qytete si Durrësi, Fushë Kruja, Vlora dhe Elbasani. Sipas Dumanit në Fushë Krujë bëhet tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese që përdoren për ngjarje kriminale.