“Duam 400 mijë paund ose…”, si shqiptarët morën peng bashkëkombësin e tyre në Angli

Aktualitet

“Duam 400 mijë paund ose…”, si shqiptarët

Një 30-vjeçar shqiptar ishte marrë peng nga bashkëkombës të tij, nga të cilët 7 kanë rënë në pranga.

Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.

I riu tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të dhënat e personit që ishte marrë peng nuk janë bërë publike, pasi sipas policisë operacioni është në vijim.

“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit”, njoftoi policia. 

ME TE LEXUARAT