Dosja “Sky ECC” në Greqi, Sandër Pemaj kishte kontakt me 80 persona. Zbardhen bisedat për trafikun e kokainës
Sandër Pemaj 45 vjeç, prej 24 janarit 2020, ndodhet i burgosur si pjesë e një grupi që trafikoi rreth 1.2 ton nga Karaibet në Greqi. Nga shkalla e parë e gjyqësorit ai u dënua me burgim të përjetshëm por shtatorin e këtij viti, apeli ja reduktoi dënimin në 15 vjet e 4 muaj. Sipas gazetës greke “Documento”, fillimisht ai ka qenë në burgun e Malandrinos ndërsa së fundmi ndodhet në burgun e Koridhalos. Nga marsi 2020 deri në mars 2021, ai rezulton përdorues i “Sky ECC” ku brenda burgut të Malandrinos ai kishte rol drejtuesi. Madje një prej kodeve të tij tij “Malandr01” sic zbulon shkrimi i sotëm i gazetarëve grekë Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos.
Brenda kësaj periudhe ai ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke pasur kontakt me të paktën 80 persona. Në dosjen e hetuar së fundmi ai mbahet përgjegjës vetëm për episode që përfshijnë atë, grekun K. G dhe oficerin e policisë Ilia T., ndërsa epsiodet e tjera mesa duket janë ende duke u hetuar.
Në një prej komunikimeve me K. G, ata bisedojnë për një ngarkesë prej 100 kg kokainë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Biseda në greqisht e përkthyer:
Sandër Pemaj: Jam q… në ataxia (vijojnë biseda me foto nga ngarkesa).
Sandër Pemaj: Aty ku ndaloi për tranzit.
Sandër Pemaj: Përpara Zoti në Gjermani ato arrijnë këtë javë.
Sandër Pemaj: Ato e kanë kaluar rrezikun.
45-vjecari Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë shëkmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.