"Do të hedh nga kulla", zbardhen presionet ndaj kontrollorëve: Më tha pse se plotëson formularin, ti s’je burrë

Aktualitet

"Do të hedh nga kulla", zbardhen presionet ndaj

Një debat i ashpër ka ndodhur mes kontrollorëve të Albcontrol në lidhje me firmosjen e dokumentit për paftësi punë, para se 60 kontrollorët të vendosnin unanimisht të pezullonin punën e tyre.

Zbardhey dosja e Prokurorisë ku shihet debati i ashpër mes Flora Ndrecajt, e cila vazhdon të qëndrojë në burg, dhe Kujtim Malkos.

“Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”, lexohet në mesazhin që Flora Ndrecaj i ka shkruar kolegut të saj Florjan Qirjako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se nga deklarimet e dhëna prej tyre rezulton se plotësimi i deklaratës së paaftësisë të perkohshme është kërkuar nga drejtuesit e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, shtetasit Flora Ndreca dhe Mujhin Mezini.

Ndër të tjera, në dokument është zbardhur dhe dëshmia e shtetasit Kujtim Malko, i cili ka refuzuar fillimisht të firmoste paaftësinë e përkohshme. Ai madje e ka kërcënuar Flora Ndrecën se do ta hidhte nga Kulla nëse nuk largohej.

“Në datë 06.04.2021 kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Shtetësja Flora Ndreca më ka pyetur ccfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj.

Më ka pyëtur përse nuk e plotësoj.. Unë i kam thënë se kjo është puna ime. Debati për plotësimin e formularit ka vazhduar për disa minuta dhe përshkak se nuk lejohet debati në vendin e punës, unë i kam kërkuar që të largohet nga kulla.

Në këtë moment ajo më është drejtuar duke më thënë ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se përndryshe do të hedh,” thuhet ndër të tjera në dokument.

ME TE LEXUARAT