Ditë zie në Serbi! Flamujt ulen në gjysmështizë edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Aktualitet

Ditë zie në Serbi! Flamujt ulen në gjysmështizë edhe

Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë u ulën në gjysmështizë për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga qeveria serbe për shkak të vdekjes së 14 personave pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Në Graçanicë flamujt e Serbisë janë ulur në gjysmështizë.

Flamujt serb u ulën në gjysmështizë para Komunës së Graçanicës si dhe disa institucioneve tjera.

Në manastirin e Graçanicës, besimtarët ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në Leposaviq, gjithashtu, raportohet se flamujt serbë u ulën në gjysmështizë, sipas mediave vendase.

 

ME TE LEXUARAT