Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Aktualitet

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë.

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e tyre në podium para Kryeministrisë. Grumbullimi i protestuesve nisi në orarin e zakonshëm, rreth orës 19:00.

Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ata kanë vijuar me marshimin e tyre në rrugët e Kryeqytetit. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

ME TE LEXUARAT