Dita e 17-të e protestës kundër ndërtimit në Zvërnec, nis grumbulimi i qytetarëve në “Sheshin Skëndërbej”
Lajmifundit
/
16 Qershor 2026, 18:32
Aktualitet

Ka nisur në sheshin ‘Skënderbej’ dita e 17-të e protestës jopartiake.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.
Por sot u njoftua ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.
Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.


