Dinamika e atentatit/ “Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me 3 plumba Ardjan Çyrbja

Aktualitet

Dinamika e atentatit/ “Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i

SHIJAK- Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e Ardjan Çyrbjas, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Popullore” të qytetit të Shijakut. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai thotë se sherri banal mes Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit.

“Zanafilla e sherrit ka nisur në pazarin e qytetit, aty ku dy personazhet kanë qenë nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri me tjetrin. Ka nisur një konflikt mes tyre i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar”, raporton gazetari.

Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofenduese çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Autori i dyshuar ka shkuar ka marrë pistoletën dhe e ka pritur afër banesës së tij. Ardjan Çyrbja i është kthyer me fjalë ofenduese, dhe në këtë moment Hodo e ka qëlluar”, raportoi gazetari.

Referuar të dhënave, Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Policia dhe grupi hetimor po punojmë për kapjen dhe arrestimin e autorit.

ME TE LEXUARAT