"Dëshmi të rreme dhe…"/ Ishin të pranishëm kur u vra Pjerin Xhuvani, ja akuza për dy zv.drejtorët e policisë (Emrat)

Aktualitet

"Dëshmi të rreme dhe…"/ Ishin të pranishëm

Albert Nushi, 55 vjeç, aktualisht zëvendës drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe Nikollaq Palla, ish-zëvendës drejtor për rendin dhe sigurinë publike në DVP Elbasan, kanë qenë të pranishëm më 21 prill 2021 kur u vra mjeku elbasanas Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala, lidhur me arrestimin e tyre sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorisë ata kanë dhënë dëshmi të rreme për vrasjen që tronditi vendin 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Urdhrat e arrestit u dhanë sot nga Gjykata e Elbasanit pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit dhe u ekzekutuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Elbasan-Korçë. Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për 6 efektivë të Shqiponjave në Elbasan, të akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Dedjon Duraku,
Pëllumb Bicaku,
Erjon Balla,
Erjon Meçja,
Donald Dedja,
Besmir Kadiu

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën mjeku Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.

 

ME TE LEXUARAT