Detajet nga aksidenti tragjik në Berat, si ndodhi ngjarja? Dyshimet e policisë

Aktualitet

Detajet nga aksidenti tragjik në Berat, si ndodhi ngjarja? Dyshimet e

Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur detaje të reja për aksidentin tragjik të ndodhur pak më parë në lumin Osum, ku nënë e bir gjetën vdekjen pasi ranë nga lartësia.

Raportohet se policia ka dy dyshime. E para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë përdorimi i celularit gjatë kohës së ngasjes së makinës.

Viktima është identifikuar si Klaudia Xhaferaj 25-vjeç nga Berati. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT