Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti nga makina pak përpara se ta ekzekutonin, merren në pyetje disa persona

Aktualitet

Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti nga

Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë ku u ekzekutua me arme zjarri Valter Lleshi. Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

Sipas burimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte. Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e viktimës jane ndjekur që nga momenti kur ai ka dale nga banesa dhe autoret janë sinjalizuar për itinerarin e tij dhe i kanë zënë pritë në një kthesë, rreth një kilometër pa mbërritur në vendin e punës.

45-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt, duke marrë plagë të shumta në kokë dhe fytyrë. Mënyra e ekzekutimit, tregon vendosmërinë e autorëve për t’u siguruar që viktima të mos kishte asnjë mundësi shpëtimi. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por deri tani dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve.

 

ME TE LEXUARAT