Detaje nga vrasja në Ndroq, autori e viktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi pa asnjë fjalë

Aktualitet

Detaje nga vrasja në Ndroq, autori e viktima miq! Dedja u ngrit nga

Detaje te reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50-vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.

ME TE LEXUARAT