Dani Alves thyen heshtjen pas lirisë me kusht: Sido që të shkojë, unë do të mbijetoj
Dani Alves u kthye për të folur, pasi fitoi lirinë me kusht (kundrejt garancisë pasurore 1 milion euro, sekuestrimit të dy pasaportave, spanjolle dhe braziliane, për të mos u larguar nga vendi).
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Juventusit, ndër të tjera, ka qenë në burg prej më shumë se një viti me akuzën e dhunës seksuale ndaj një vajze të re. Përmes “Periodico”, braziliani theu heshtjen, duke bërë deklarata të matura.
Meqenëse është në liri me kusht, pas dënimit me 4 vite e gjysmë nga gjykata e shkallës së parë të Barcelonës, braziliani duhet të paraqitet çdo të premte në gjykatë: “Kjo është ajo që duhet të bëj. Çdo të premte paraqitem në gjykatë, kaq mjafton. Fundja, as unë nuk kam se çfarë të bëj më shumë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndeshja që duhet të luaj është në gjykatë, jo më në fushat e blerta, ndaj nuk ia kam idenë se sa do të zgjasë. Sido që të shkojë, unë do të mbijetoj. Do të përshtatem, nuk kam rrugë tjetër. Fundja janë njerëzit ata që e bëjnë vendin, nuk është vendi që i bën njerëzit”.