Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë terren, tkurret Sigal

Nga Rrjeti

Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë

Tregu i sigurimeve në Shqipëri duket se po hapet pas dominimit për shumë kohë nga një kompani cka mesa duket po merr fund në mënyrë graduale. Ndonese me veshtiresi, tregu po diversifikohet nderkohe qe vitet e kaluara është hetuar disa herë për situatë mbizotërimi apo monopoli per shkak te mungeses se konkurences.

Megjithëse për problematikat e sektorit flitet pak, për shkaqe edhe financiare, deputeti socialist Erion Braçe, ka meritën se e ka ngritur shqetësimin për tregun e sigurimeve në maj të vitit 2023 duke u shprehur se ky sektor është shndërruar në një treg monopol prej vitesh.

Gjatë raportimit të kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Komisionin e Ekonomisë, Brace ka deklaruar se kompanitë e sigurimit bëjnë marrëveshje me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet për qytetarët, duke dëmtuar konkurrencën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në tregun e sigurimeve ne nuk kemi stabilitet, por kënetë, operojnë të njëjtët operatorë prej vitesh. Ka një çmim kudo të shkosh për policat e siogurimit. Po si ndodh? Sepse edhe për sheqerin fjala bie ka çmime të ndryshme. Ka një arsye që nuk konkurron, prandaj flas këtu për konkurrencë sepse është kënetë. Ky është dinamizëm i tregut? Ka një arsye pse nuk ka konkurrencë, arsyeja është marrëveshja, është e qartë fare. Këto përqindjet që janë këtu, nuk ndryshojnë prej 7 vitesh sepse kanë rënë dakord. Shitet policat dhe ndahen të ardhurat.”- tha Brace asokohe.

Sipas Braçes, vlera e shlyer është shumë e ulët, duke qenë se ky është një problem prej vitesh tashmë, por për AMF rastet nuk mund të trajtohen pa u shprehur më parë gjykata.

Megjithë situatën problematike me mbizotërimin e një kompanie ndër vite, mesa duket dy vitet e fundit realiteti ka nisur të ndryshojë, nëse i referohemi raportit të fundit të Publikuarn ga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, për periudhën janar-shkurt 2024.

Sipas të dhënave ne brendësi të raportit, kompania Albsig po fiton terren në treg në raport me kompaninë Sigal.

Konkretisht në faqen 17 të raportit, ku jepen të dhënat e sigurimit vullnetar, evidentohet se Sigal ka 32.37 për qind të tregut nga 31.66 për qind që zotërohet nga Albsig.

Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në 2024, ndërkohë që Sigal ka paguar 24.35 për qind, Albsig ndodhet fare pranë me 21.27 për qind ndërkohë që kjo kompani, në vitin 2023, klëtë tregues e ka pasur 12.01 për qind cka konfirmon rritjen e dukshme në vitin aktual.

Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë

Treguesi i ndarjes së tregut për sigurimin e jo-jetës, e konfirmon edhe më shumë këtë realitet të zgjerimit në treg të Albsig, pasi në faqen 15 të raportit të AMF, thuhet se Sigal ka 25.35 për qind të tregut, ndërkohë që Albsig ka 20.20.

Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë

Ndërkohë edhe sigurimi motirik, është një tregus që flet për rritjen e peshës së kompanive të tjera në raport me Sigal, ku krahas 22.75 për qind të tregut nga kjo kompani, peshë të afërt zë në këtë produkt, Sigma Interalbanian Viena, me 18.32 për qind e më pas Eurosig me 18.89 për qind.

Cfarë po ndodh me tregun e sigurimeve? Albsig dhe Eurosig fitojnë

Edhe për kartonin jeshil, Sigal konkurohet fort nga kompanitë e tjera, ku krahas 25.18 për qind të tregut nga kjo kompani, Eurosig ka aritur në nivelin 24.82 të peshës së tregut.

Sa i përket sigurimeve kasko, Albsig ka arritur të jetë lider në treg me diferencë të madhe, pasi zotëron 43.20 për qind krahas vetëm 17.89 për qind që zë Sigal.

ME TE LEXUARAT