Cahet diga e HEC-it në Lukovë, përmbyten 12 biznese, evakuohen banorët e zonës

Aktualitet

Cahet diga e HEC-it në Lukovë, përmbyten 12 biznese, evakuohen

Diga e hidrocentralit ne Bunec te Lukoves eshte demtuar diten e sotme duke shkaktuar rrjedhje uji dhe rrezik permbytje.

Policia tha se ka nisur evakudimi i banoreve dhes e deri tani, ka vetem deme materiale.

Sipas njoftimeve, uji ka hyrë në 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa nga vërshimi i ujit  dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hidrocentrali Sasaj është ndërtuar nga kompania ENERGO-SAS, e AGNA (ISH ANONIME KAKAVIJE) me aksionerë Aleksandër Naçi, 5%, Kosta Sotiri 32.5%. Vasil Naçi 32.5% dhe Kristo Naçi  30%

Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër projektit pasi u kishte dëmtuar rrugën.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

 

ME TE LEXUARAT