Alban Bushi bën dedikimin e ndjerë pas humbjes së prindërve: Jam dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur

Sport

Alban Bushi bën dedikimin e ndjerë pas humbjes së prindërve:

Një fatkeqësi ka prekur familjen e trajnerit të Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Dy prindërit e tij humbën jetë në një aksident në Greqi. Teksa u goditën nga një tjetër makinë nga mbrapa, fatkeqësisht plagët e marra bën që të dy prindërit e Alban Bushit të ndërronin jetë. Së fundmi, trajneri i Shqipërisë ka ardhur me një reagim të ndierë në rrjetet sociale.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

 

ME TE LEXUARAT