Breshëri në Shkodër shkul gjethet nga pemët, demtohen prodhimet bujqesore

Aktualitet

Breshëri në Shkodër shkul gjethet nga pemët, demtohen

Qyteti i Shkodrës u përfshi nga reshje shiu dhe stuhi breshëri gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në pamjet e siguruara, duket se si ndryshimi i motit ka sjellë një pamje që rrallë është parë në muajin maj.

Rrrugët janë zbardhur si të ishte dimër, ndërsa për pastrimin e tyre kanë mbërritur eskavatorët. Duket se janë krijuar ngrica për shkak të breshërit dhe njerëzit kanë dalë jashtë për të pastruar rrugët derisa kanë mbërritur eskavatorët.

Meteoalb e ka cilësuar fenomen ekstrem faktin që në 50 minuta kanë rënë mesatarisht 55 mm reshje shiu dhe kryesisht breshër.

Breshëri në Shkodër shkul gjethet nga pemët, demtohen

ME TE LEXUARAT