“Bregdeti ynë”/ Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Gjipesë, procedohen penalisht 4 persona

Aktualitet

“Bregdeti ynë”/ Zaptuan hapësirën publike në

HIMARË
Janë proceduar penalisht 4 persona në Himarë, për veprën penale ”Pushtimi i tokës”.

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në vazhdën e operacionit “Bregdeti ynë”, uniformat blu kanë konstatuar se shtetasit Ll. Sh., M. Sh., banues në fshatin Vuno dhe A. Z., dhe M. Dh., banues në Vlorë, kishin zënë hapësirat publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente.

“Himarë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht shtetasit:

Ll. Sh, M. Sh, banues në fshatin Vuno, A. Z, dhe M. DH, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Gjipes, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Sakaq, policia ka vendosur në pranga shtasve K. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

“Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasiit K. B. alias K. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë uniformat blu.

ME TE LEXUARAT