Bllokohet tjetër makinë e blinduar në Shkodër, policia procedon pronarin

Nje automjet i blinduar eshte bllokuar diten e sotme ne Shkoder.
Policia tha se ka proceduar penalisht pronarin Leonard Gjeka, pasi nuk kishte dokumentacion per mbajtjen e nje mjeti te tille.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi Leonard Gjeka, banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor.
Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.


