Bllokohet bypass-i i Murrizit, varg kilometrik në rrugën e Arbrit

Aktualitet

Bllokohet bypass-i i Murrizit, varg kilometrik në rrugën e Arbrit

Është bllokuar rreth orës 16:00 të pasdites së kësaj të marte bypass-i i Murrizit duke shkaktuar një varg kilometrik automjetesh në rrugën e Arbrit.

Segmenti i bllokuar çon automjetet drejt kryeqytetit, teksa dyshohet se bllokimi ka ndodhur për shkak të rrëshqitjeve të dheut nga moti i keq.

Kjo nuk është hera e parë që ky segmente i rrugës së Arbrit përballet me bllokime të tilla.

ME TE LEXUARAT